20 kilometrat e parë të “Arbën Xhaferit” lëshohen për qarkullim këtë muaj [video]

13 Nëntor 2016 - 20:15      

Autostrada “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë mund të mos përfundojë në afatin e paraparë, sipas marrëveshjes së nënshkruar.

Qeveria dhe konsorciumi ndërtues ishin pajtuar që projekti të përfundojë i tëri në vitin 2018, mirëpo problemet me buxhet rrezikojnë shtyrjen e këtij afati. Me këtë problematikë, Qeveria është përballur thuajse gjithë vitin, raporton KTV.

Zyrtarë të “Bechtel & Enka”, thonë se kur është bërë marrëveshja, viti 2018 është propozuar nga ta, duke u bazuar në mundësitë teknike dhe menaxheriale për të kryer autostradën.

Por, kompania është e detyruar që të kryejë punime varësisht nga mundësitë e Qeverisë për t’i shlyer obligimet financiare.

Për këtë të fundit, dy palët janë ende duke diskutuar për marrëveshjen rreth ritmit të punës që duhet të bëhet dhe pagesat.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar të japë detaje rreth kësaj çështjeje, pa u finalizuar marrëveshja.

Për vitin e ardhshëm Qeveria ka ndarë 200 milionë euro për vazhdimin e pagesës së ndërtimit të autostradës për Shkup. Ndërkohë, ekipet e angazhuara në autostradë, tashmë thuajse e kanë bërë gati për lëshim në qarkullim 20 kilometërshin e parë.


20 kilometra e parët të “Arbën Xhaferit... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...