13 Nëntor 2016 - 19:11
Një analizë e shkurtër me titull “Paligjshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial”, iu referohet vendimeve të kundërligjshme dhe mungesës së legjitimitetit, të cilat, sipas këtij hulumtimi, po rrezikojnë funksionimin e ligjshëm të dy Këshillave, duke krijuar pasiguri juridike edhe pasoja të mëdha për sistemin gjyqësor dhe prokuroria, raporton KTV.
Në këtë konferencë u tha se Këshilli Prokurorial që nga shkurti i këtij viti është duke vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi që një anëtar i këtij këshilli, Idain Smajli, po vazhdon punën, pavarësisht që i ka përfunduar mandati.
Përfaqësues të IKD-së folën edhe për politikëbërjen e KGJK-së dhe vendimet e kundërligjshme, të cilat, sipas tyre, cenojnë rëndë paanshmërinë dhe besueshmërinë e procesit të rekrutimit të gjykatësve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...