Qeveria shqiptare ndan 3,2 milionë euro për blerje makinash

13 Nëntor 2016 - 18:35      

Ndonëse qeveria e Shqipërisë vijon të jetë e shtrënguar në shpenzimet publike edhe për vitin e ardhshëm, nuk e ka kursyer dorën për të pajisur me automjete të reja 11 institucione.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për buxhetin afatmesëm, janë parashikuar të shpenzohen nga fondet publike 3,2 milionë euro për blerje makinash, pjesa më e madhe e këtij fondi do të shpenzohet vetëm për 2017-ën.

Kështu për Kuvendin, qeveria ka kaluar një fond prej 280 mijë eurosh për blerje autoveturash, ku për 2017-ën janë parashikuar për këtë zë 100 mijë euro, ndërkohë që deri në 2019, do të shpenzohen për blerje makinash nga Kuvendi edhe 180 mijë euro të tjera, raporton BW.

Institucioni që zë pjesën më të madhe të fondit të parashikuar për automjete, në projektbuxhetin afatmesëm, është Prokuroria e Përgjithshme me 46 milionë lekë. Fonde publike për blerje makinash të reja kanë kaluar për këtë periudhë edhe për presidencën dhe disa ministri, si ajo e Transporteve, e Mirëqenies Sociale dhe Energjisë.

Totali i shpenzimeve publike për vitin 2017 është planifikuar të arrijë 467.5 miliardë lekë, por ajo që bie në sy është parashikimi nën objektiv i investimeve publike, në masën 5%.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...