
13 Nëntor 2016 - 14:15
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këto homazhe morën pjesë shumë aktivistë, përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë që shprehën pikëllimin e tyre të thellë dhe kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi nga shteti i Kosovës për “vdekjen makabre dhe politike të Astritit në burg”, transmeton Koha.net.
“Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe vendas i familjes Dehari, Arben Fetai, theksoi se Astriti ishte i burgosur politik në Kosovën e zaptuar nga krimi dhe koalicioni PDK-LDK-Lista “Sprska”, i cili ka kapur çdo pore te shtetit të brishtë të Kosovës, mekanizmat e të cilit i shfrytëzon në mënyrat më perfide për të ruajtur pushtetin. Ai denoncoi përpjekjet e aparatit shtetëror të regjimit për të maskuar vdekjen e Astritit si vetëvrasje, duke e dyfishuar krimin, dhe u zotua se edhe Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë nuk do lë gurë pa lëvizur, përfshirë edhe në institucionet politike të Belgjikës, deri sa të bëhet drejtësi për Astritin”, thuhet në komunikatë.
Deputeti shqiptar në Parlamentin regjional të Brukselit, Amet Gjanaj, që merrte pjesë në këtë tubim solidarizimi, pasi i shprehu ngushëllimet familjes së Astrit Deharit, shprehu gjithashtu revoltën për një jetë të humbur në mënyrë krejt të padrejtë.
“Me vdekje të tilla në rrethana të paqarta ishim mësuar gjatë pushtimit serbo-komunist, por asnjëherë nuk do kishim besuar se kjo do të mund të ndodhte në Kosovën e pavarur për të cilën aq shumë njerëz dhanë jetën. Shqiptarët në Belgjikë kërkojnë drejtësinë në këtë rast si dhe një ndërgjegjësim më të madh të të gjithë aktorëve për të jetësuar një demokraci efektive në Kosovë, demokraci për ndërtimin e të cilës kanë investuar aq shumë shtetet perëndimore që të kemi një Kosovë më demokratike”, u shpreh Gjanaj.
Më tutje thuhet se vdekja e dhunshme e Astritit koincidoi me fillimin e procesit gjyqësor kundër dorasëve të një prej heronjve të mëdhenj të Kosovës, Enver Hadri, themeluesi i Komitetit për mbrojtën e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, i vrarë mizorisht nga UDB-ja serbe më 25 shkurt 1990, në zemër të Brukselit. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë do të jetë përkrah familjes Hadri përgjatë këtij procesi duke shpresuar se më në fund, pas gati 27 vite, drejtësia do të thotë fjalën e vetë duke njohur përgjegjësinë direkte të shtetit serb në vrasjen e Enver Hadrit i cili është lënë në harresë totale nga Qeveria e Kosovës. Kjo e fundit, për më tepër se një vit tani, nuk i është përgjigjur kërkesës së familjes Hadri për t'u përfshirë si palë civile në këtë proces, duke e dënuar kështu heroin për herë të dytë.
“Në mungesë të përkrahjes institucionale për familjen e Enver Hadrit, i cili në çdo shtet normal do të ishte dekoruar post-mortem me urdhrin më të lartë shtetëror, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë u bën thirrje bashkatdhetarëve që të marrin pjese në këtë proces gjyqësor i cili është i hapur për publikun dhe seancat e së cilit do të zgjasin gjatë tërë javës së ardhshme, duke filluar nga ora 9:00 pranë “Cour d’Assises” të Brukselit”, thuhet në komunikatë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...