Foto: Reuters

Daçiq: Trumpi s’do na e kthejë Kosovën

13 Nëntor 2016 - 11:10      

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk duhet krijuar iluzione se presidenti i zgjedhur i Amerikës, Donald Trump, do të bëjë mrekulli.

Në mesin e këtyre mrekullive që s’do të realizohen, Daçiq ka përmendur edhe faktin se Trump “nuk do t’ia kthejë Serbisë Kosovën” e as që do të derdh dollarë në Serbi.

“Nga Donaldi nuk duhet të presim mrekulli. Jemi popull që lehtë fluturojmë dhe mendojmë se tani Amerika do të derdh dollarë në Serbi. Serbët menjëherë fluturuan dhe e “kthyen Kosovën”. Këto janë muhabete palidhje. Kosova është e jona, është serbe. Nuk duhet të shikojmë se kush çka do të na dhurojë, por që çdo ditë duhet të luftojmë për popullin tonë në Kosovë dhe t’i ruajmë ata serbë tanë, ndërsa Kosova është Serbi. Këtë po e bën kjo qeveri”, ka thënë për "Alo" ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë nuk e di nëse me fitoren e Trumpit do të ndryshojë situata, por se shpreson në këtë.

“Më duhet të them se SHBA edhe më tutje do të vazhdojë të mbrojë interesat e veta sikurse që do të vazhdojë edhe Serbia t’i mbrojë të vetat. Një gjë që besoj se do të ndryshojë është zbutja e presioneve ndaj Serbisë dhe që në Washington do të fitojmë ndonjë tretman ndryshe, më të mirë nga ai që e kemi pasur me dekada”, ka theksuar Daçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...