Foto: Koha

Çdo herë e më pak ujë për peshqit

13 Nëntor 2016 - 07:33      

Adem Kryeziu matet goxha shumë para se ta hedhë nga bregu perin me grepin në krye nja dhjetë metra në brendësi të gjirit të turbullt të liqenit.

Kryeziu, nëpunës i shërbimeve publike në Lipjan, nuk rehatohet në karrigen me shtrojë kamuflazhi ushtarak. Kujdeset për rehatinë e njërit prej tre shokëve me të cilët ka marrë rrugë me “kombin” e zi nga qyteza qendrore deri në bregun e Liqenit të Badocit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“A bane çare për me u ul?”, e pyet Kryeziu shokun Adem Beqiri.

“Po more, e mora një guri e një ‘stiropor’”, ia kthen Beqiri, që “pikën” e ka rreth njëzet metra më larg, te këmbët e njërës prej urave që ndajnë liqenin me gjiret e vogla. Uji ka nxjerrë mbeturinat në breg. Shishe plastike shihen gjithandej sipërfaqes së liqenit pranë rrugës gjarpëruese që lidh Prishtinën me Gjilanin. Pamje të ngjashme shihen nëpër të gjithë liqenet e lumenjtë e Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...