Foto: Koha

Kujdes me hidro

13 Nëntor 2016 - 08:02      

Projektet e shumta hidroenergjetike kërkojnë të fusin në tuba lumenjtë, duke vënë në rrezik mjedisin dhe të ardhurat e gjeneruara nga turizmi. Ndërtimi i hidrocentraleve po rrezikon çdo ditë e më shumë ekzistencën e zonave të mbrojtura. Situata paraqitet mjaft problematike në pjesën më të madhe të lumenjve, ku raportet e fizibilitetit të bëra nga institucionet qeveritare tregojnë se do të këtë ndërtim hidrocentralesh.

Gjurmët më të dallueshme të gjendjes alarmante, që është krijuar nga dhënia e lejeve, hasën në Lumëbardhin e Deçanit. Funksionalizimi i dy hidrocentraleve në Bellajë e Deçan ka bërë që Lumëbardhi gjatë muajve të verës të thahet nga mungesa e ujit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rreziku i Deçanit i kanoset edhe Pejës, Gjakovës e Prizrenit. Lumenjtë e këtyre qyteteve rrezikojnë të futen në tuba.

Me gjithë kundërshtimet e nivelit lokal për ndërtimin e hidrocentraleve, Ministria e Zhvillimit Ekonomik planifikon që ndërtimi i hidrocentraleve do të vazhdojë, duke e cilësuar si detyrë ekskluzive të nivelit qendror. Udhëheqësit komunalë, në anën tjetër, po i kundërshtojnë këto projekte, të cilat i cilësojnë në kundërshtim me planet zhvillimore të qyteteve përkatëse. Por një kundërshtim të tillë e pati bërë edhe kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, e që më vonë ishte tërhequr dhe kishte lejuar ndërtimin e dy hidrocentraleve në komunën që e udhëheq... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...