Tankosiq-Kelly: Hidrocentralet e vogla për interesa të tjera, më shumë se për rrymë

13 Nëntor 2016 - 07:02      

Kosova ka kapacitet të vogël të ujërave. Me kapacitetin aktual ndërtimi i minihidrocentraleve për prodhim të energjisë më shumë mund ta dëmtojë Kosovën se sa t’i sjellë përfitime energjetike. Kjo çështje, sipas Garret Tankosiq-Kelly, i cili është kryesues i fondacionit rajonal “See Change Net” mund të sjellë pasoja të mëdha për Kosovën.

Grupi i udhëhequr nga Tankosiq- Kelly është një “Think tank” rajonal i cili si objektivë të rëndësishme e ka edhe çështjen e ujërave në raport me energjetikën. Në intervistën për “Kohën Ditore” Tankosiq-Kelly ka folur për papërgatitjen e Kosovës në sfidat e prodhimit të energjisë dhe arritjen e objektivave të Bashkimit Evropian.

Projektet e hidrocentraleve, sipas tij, në Kosovë nuk janë të planifikuara mirë. Ai ka krahasuar Kosovën me vendet e rajonit në vitet ‘90. Ka përmendur Slloveninë si një shembull që ka shkatërruar lumenjtë me minihidrocentrale. Sipas tij, një shembull të tillë po e bëjnë edhe vendet e tjera pas me shumë se dy dekadave.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë e kujdesshme në përdorimin e ujit për shkak të ndryshimeve të klimës globale. Ngrohja globale pritet të ulë për 30 për qind reshjet në gjithë botën dhe kjo, sipas tij, përbën problem sidomos për Kosovën, e cila edhe ashtu nuk ka kapacitete të mjaftueshme të ujit... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...