12 Nëntor 2016 - 23:23
Përballë kanosjeve të HEC-eve për t’i shkatërruar lumenjtë duke i varfëruar pasuritë ujore të vendit, Kujdes me hidro, është thirrja që i tërheq vërejtjen Qeverisë.
Në këta artikuj do të kuptoni se si shteti sulmon ujin, duke shpërfillur zonat e mbrojtura natyrore dhe rëndësinë e ujit të lumenjve për jetën.
Se si hidrocentralet e vogla po ngrihen për interesa të tjera më shumë se për rrymë, do të kuptoni nga një intervistë me Garret Kelly, ekspert rajonal i energjetikës së ujërave.
Më tutje, do të lexoni një reportazh nga Podujeva për Llapin, si një nga lumenjtë, ku nëse nuk janë hidrocentralet, është bërlloku, kurse te “Kosovarçe” do të kuptoni se si çdo herë e më pak po ka ujë për peshqit.
Nga bota do të mund të njiheni me qytetet që do të paguanin për të jetuar në to, dhe për Holandën, si vendi ku burgjet po mbesin pa të burgosur.
Se si duhet t’i shkelim sfidat për të ecur përpara, do të lexoni te 7 shkronjat e regjisores Blerta Rrustemi, kurse te monumenti, do të njiheni me Teqenë e Rufaive në Rahovec, tre breza në një shekull histori.
Në faqet e kulturës, do të njiheni me Mimoza Hajdinin, yllin në ngritje nga Kosova që po krahasohet me muzikantë botërorë, si dhe me presidentët amerikanë dhe kulturën.
Ndërkaq, ndjekësit e sportit, do të mund të lexojnë për alpinistët nga Kosova që synojnë Everestin, për volejbollistin piktor Skënder Lajçi, dhe për Babën e Bashkimit, basketbollistin Imer Tahiri.
Këto dhe artikuj të tjerë nga kinematografia, shkenca dhe teknologjia, mund t’i lexoni në numrin e nesërm të “Kohës Ditore”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Dëmtimi i lumenjve nga hidrocentralet by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...