Rama e Meta ngushëllojnë për vdekjen e Akademik Putos

12 Nëntor 2016 - 16:13      

Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta kanë ngushëlluar sot me rastin e vdekjes së Akademik Arben Putos.

Rama e cilësoi atë si burrë të ditur e qytetar të denjë, por edhe si mik e patriot, transmeton Koha.net.

“Një burrë i ditur, një qytetar i denjë, një mik i mençur dhe një patriot për t'u kujtuar gjithnjë si shembull i urtësisë, akademiku Arben Puto, u nda nga jeta duke lënë pas vepra të rëndësishme e një kujtim të mirë tek gjithkush pati fatin ta njihte. Lamtumirë Profesor!”, ka shkruar Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Kurse Ilir Meta ka thënë se profesor Puto ka qenë i rrallë, pasi jetoi në tri sisteme e luftoi dy pushtime.

“Profesor Puto ishte nga ata njerëz të rrallë, që jeta ju dha një mundësi të veçantë; jetoi në tre sisteme të ndryshme qeverisjeje, luftoi ndaj dy pushtimeve të huaja duke marrë kështu përvojën jetësore të jashtëzakonshme të qytetarit të angazhuar.Ai u bë dëshmitar, por dhe protagonist i historisë dhe zhvillimit të shoqërisë shqiptare në kohë thyerjesh të forta dhe të rëndësishme.Partizan në Luftën e Dytë Botërore, pedagog i jurisprudencës e studiues mbas çlirimit të vendit dhe veprimtar i shquar për të drejtat e njeriut në demokraci, Profesor Puto ishte dhe do të jetë një pikë e rëndësishme e kujtesës sonë; gjirokastriti tipik ishte qytetari i veçantë i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”, ka shkruar Meta në një telegram ngushëllimi.`

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...