Durmishi për statusin e djeshëm: Mund të kem gabuar

12 Nëntor 2016 - 14:54      

Aktivisti i Vetëvendosjes, njëherësh drejtori për Infrastrukturë në Komunën e Prishtinë, ka thënë se statusi i djeshëm me të cilin kërcënoi mediet është bërë nga nervoz, e ka thënë se edhe mund të ketë gabuar.

“Ato që i kanë bërë gjatë këtyre ditëve gazeta express, indeksonline dhe Klan Kosova janë të papranueshme dhe të pështira. Statusi im i djeshëm ka qenë nga nervoza dhe edhe mund të kem gabuar që e kam përdorur si simbolikë tërheqjen zvarrë”, ka thënë Durmishi. “Natyrisht që unë as nuk kam tërhequr zvarrë askënd e as nuk do e tërheqë zvarrë askënd as në të ardhmen sepse nuk e kam ndërmend të bëhem polic. Ne aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! jemi tërhequr zvarrë, jemi arrestu, jemi vrarë e jemi plagosur nga pushtetet - regjim në Kosovën e pasluftës edhe nën aplaudimin e mediave të pushtetit - regjim. Qëndrimi i nënës heroinë, Xhemile Dehari, mbajtur dje në konferencë për media është qëndrimi im”, ka shtuar ai.

Statusi i djeshëm i Durmishit [LEXO KËTU] ka nxitur reagime të shumta. Dje AGK e ka quajtur të pa pranueshëm [LEXO KËTU], ndërsa sot edhe kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri është distancuar nga ky qëndrim i bashkëpartiakut të tij. [LEXO KËTU]

Reagimi i Durmishit vjen pak kohë pas statusit të shefit të tij në parti, Visar Ymeri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...