12 Nëntor 2016 - 13:48
Kjo është vërejtur edhe nga serbët, të cilët e kanë parë si avantazh fitoren e Donald Trumpit, duke bërë edhe përkrahje publike në pjesën veriore të Kosovës.
Analisti serb Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike ka thënë se nuk duhet nënvlerësuar shqiptarët edhe në krahun republikan të amerikanëve, duke përmendur edhe statujën e Clintonit, si simbol dashurie ndaj atij personi.
“Nuk e di nëse do të ngrehin monumente apo për kë do t’i ngrehin, por ne nuk duhet harruar se shqiptarët kanë grupe lobuese edhe në radhët e republikanëve”, ka thënë Janjiq.
Megjithatë, sipas Janjiqit, nuk do të ketë ndryshime edhe për disa kohë në administratën e SHBA-së, ngaqë duhet përfunduar punët që janë filluar më parë, që rrjedhimisht, për Janjiqin, nuk do të ketë ndryshime as në ndikimin e tyre në politikën e Ballkanit, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.
Gazeta serbe “Blic” shkruan se mbështetja e Amerikës për Kosovën nuk është vetëm dashuri, por edhe interes shumë serioz sepse baza ushtarake “Bondsteel” në Ferizaj ka shumë rëndësi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...