Ministria ofron punë për të dalë nga sociali

12 Nëntor 2016 - 13:15      

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke synuar që shfrytëzuesve të socialit t’u ofrohet punë.

Ministria këtë javë ka filluar projektin që parasheh që 500 punëkërkues, shfrytëzues të asistencës sociale, të angazhohen në punësim përmes programit të subvencionimit të pagave, në periudhë subvencionimi 12 mujor (me mundësi vazhdimi).

Ministria do të subvencionojë punësimin me rreth 120-130 euro, për çdo përfitues të asistencës sociale, nëse pranon një kontratë punë njëvjeçare (me mundësi vazhdimi), dhe heq dorë nga asistenca sociale, transmeton Koha.net.

“Nëse edhe biznesi i ofron të njëjtën shumë, atëherë po flasim për të hyra solide prej 250-300 euro për një punëmarrës. Pra ideja është që fondet pasive t'i kthejmë në fonde aktive, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, në mënyrë që të ulim inaktivitetin dhe të zvogëlojmë papunësisë”, ka thënë ministri Arban Abrashi.

“Do ta fillojmë me 500 përfitues, dhe varësisht nga suksesi e rrisim edhe numrin. Paraprakisht, sipas kërkesave të komunitetit të biznesit këta do të përfshihen në trajnim intenziv. Ftoj gjitha bizneset e interesuara të vizitojnë zyret e punësimit për informata shtesë”, ka shtuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...