Gashi: Gardianët duhej arrestuar e të burgosurit e dhomës së Deharit të transferohen

12 Nëntor 2016 - 00:01      

Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari për rastin e vdekjes së të riut Astrit Dehari, ka thënë se ende nuk e dinë se kur do të dalin rezultatet finale të obduksionit.

“Sepse edhe ato në fakt janë duar të pushtetit. Në fund prokurori vendos për rastin, e do duhej të jetë i bazuar në provat që janë gjetur. Familja Dehari dhe gjithkush duhet t’u besoj hetimeve kur ato janë të pavarura. Por këtyre hetimeve të montuara...”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se gardianët dhe oficerët që kanë qenë aty do të duhej të ishin të suspenduar e të arrestuar ndërsa të paraburgosurit që kanë qenë në dhomë me Astrit Deharin do të duhej të ishin të transferuar në qendra të tjera të shërbimit korrektues.

“Ata gardianë nuk janë njerëz në radhë të parë, e shihni si sillen, aq ftohtë me trupin e Astritit. Ata i kanë nën kontroll të paraburgosurit e tjerë dhe deklaratat e tyre tashmë e kanë humbur besimin”, ka thënë Gashi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...