Tomë Gashi tregon se kush ka përgjegjësi për daljen e pamjeve nga burgu

11 Nëntor 2016 - 23:49      

Avokati i familjes Dehari, për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi në “Interaktiv” të KTV-së ka sqaruar se çka ka bërë pas publikimit të pamjeve nga korridori i qelisë ku vdiq Dehari.

“Prokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka deklaruar se të gjitha provat janë marrë nga vendi i ngjarjes dhe se ato janë të sigurta dhe në duar të policisë. Prokurori nuk i ka mbajtur premtimet e veta. Unë e kam thirr prokurorin, teksa isha i shokuar për rrjedhjen e këtyre provave, e ai thotë se edhe ai është i shqetësuar dhe se është në takim me struktura, duke menduar se çka do të ndërmarrin”, ka treguar Gashi, transmeton Koha.net.

Ai ka rënditur zinxhirin institucional që është përgjegjës për këtë rrjedhje të provave.

“Personat përgjegjës të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, personat përgjegjës të Ministrisë së Brendshme dhe Institutit të Forenzikës”, ka shtuar Gashi.

Ai, gjithashtu, ka thënë se kur merr një provë dikush për ta përdorur, e nënshkruan një letër, e kështu mund të dihet zinxhiri se kush i ka marrë format.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...