Foto: Koha / Ilustrim

Për 9 muaj mbi 5 mijë persona kanë kërkuar aftësim profesional

12 Nëntor 2016 - 07:28      

Në pamundësi për të gjetur punë, të rinjtë që përfundojnë studimet, por edhe të tjerë me kualifikime më të ulëta shkollore, kanë filluar të shfaqin interesim për t’u aftësuar profesionalisht.

Vetëm brenda 9 muajve të këtij viti, në trajnimet që ofrojnë qendrat për aftësime profesionale kanë marrë pjesë 5 mijë e 180 persona, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në kuadër të Departamentit të Punës dhe Punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ekzistojnë tetë qendra regjionale të aftësimeve profesionale (QAP): në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan dhe Dolan të Zveçanit.

Zyrtari për komunikim me publikun në Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Musa Demiri, ka thënë se mandati i këtyre qendrave është aftësimi dhe riaftësimi profesional i punëkërkuesve të regjistruar si të papunë në zyrat e punësimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...