
11 Nëntor 2016 - 22:23
“Ja vlen me falënderu komisionarin Hahn dhe europdeputetn Lunaçek për kohën që ndanë për të biseduar për tema që lidhen me progresin në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Koha.net. “Ju e dini që Kosova është e ndarë, opozita mendon se zgjedhjet janë dalja nga kjo gjendje. Ka edhe plot sfida tjera që e presin vendin. Kanë qenë biseda të hapura por edhe mospajtime po ashtu”, ka shtuar më pas.
Ai nuk ka pranuar të tregojë se çfarë ka thënë Hahn në takim, teksa ka thënë se për këto duhet pyetur vetë atë.
Haradinaj ka pranuar se është diskutuar edhe për demarkacionin, por nuk ka folur për arritje të ndonjë qëndrimi të përbashkët.
“Ne kemi përsëritur qëndrimet tona që janë tashmë të njohura për këtë vend, dhe si mendojmë të dilet nga kjo situatë”.
I pyetur se a ka lëshuar pe opozita për demarkacionin, Haradinaj i është përgjigjur me shaka.
“Nuk kam parë pe aty, por dihen qëndrimet”, ka thënë ai.
Në fund, Haradinaj ka thënë se është e ditur se Kosova e ka rrugën e vet drejt BE-së, e ka MSA-në e nënshkruar, Raportin e Progresit dhe agjendën evropiane që nxjerr obligime jo vetëm për institucionet e vendit por për krejt shoqërinë, për opozitën e shoqërinë civile, duke i treguar këto po ashtu si tema të cilat janë folur në takimin që ka zgjatur rreth tri orë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...