Mot i ftohtë në fundjavë, ka edhe reshje bore

11 Nëntor 2016 - 21:36      

Gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës vendi ynë do të karakterizohet nga masat relativisht të ftohta të ajrit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius.

Në viset e ulëta do të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore parashihet të ketë reshje bore të intensitetit të dobët.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. Në javën e ardhshme pritet të ketë rënie të temperaturave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...