11 Nëntor 2016 - 21:02
Në këtë takim Kelmendi, pasi paraqiti gjendjen e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, tha se, duke u bazuar në përvojat e deritanishme është mirë që sa më parë të detektohen problemet dhe sfidat prioritare, me qëllim që të kemi një pasqyrë më të qartë e cila aktualisht mbretëron dhe më pas të fokusohemi bashkërisht në mënjanimin e tyre.
Ai kërkoi gjithashtu që të krijohen plane afatgjata me qëllim që të ketë ngritje dhe përmirësim të marrëdhënieve ekonomike në të gjitha fushat.
Më tej, zëvendëskryeministri ka folur për gjetjen e mundësive për lehtësimin e procedurave doganore, me qëllim që ato të mos jenë pengesë për prodhimet e prodhuesve, por të ketë lehtësime dhe shtytje për avancimin e bashkëpunimit.
Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit për Veprimtari Prodhuese, Tregti dhe Mjedis nga Kuvendi i Shqipërisë vuri theksin në disponimin pozitiv që ekziston në Shqipëri për të bërë biznes me prodhuesit e Kosovës, duke nënvizuar se do të përpiqen vazhdimisht që t’i eliminojnë pengesat e ndryshme që mund të shfaqen dhe kërkoj që bashkëpunimi të jetë i vazhdueshëm dhe të thellohet besimi i ndërsjellë, si ndërmjet prodhuesve ashtu edhe ndërmjet institucioneve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...