Mësimdhënësit e Kaçanikut lanë mësimin për darkën me Thaçin [video]

11 Nëntor 2016 - 19:16      

Në darkën që e organizoi Komuna e Kaçanikut për mësimdhënësit, mori pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ideja e darkës ishte e Ministrisë së Arsimit, por krahas ministrit Arsim Bajrami, nuk ishte shefi i tij, Isa Mustafa, por ish-shefi i partisë e tash president i shtetit, raporton KTV.

300 mësimdhënës të Kaçanikut, vend ky që njihet si bastion i PDK-së, dëgjuan presidentin teksa i inkurajonte të kërkojnë paga më të mëdha.

Lexo edhe: Thaçi e Bajrami në darkë me mësimdhënës të Drenasit

E kjo, për opozitën, është fushatë zgjedhore në llogari të PDK-së. Mësimdhënësit morën mbështetje për paga, por nga kjo darkë, humbës ishin nxënësit.

Për shkak të pjesëmarrjes në këtë darkë, mësimdhënësit e mbajtën mësimin me orar të shkurtuar. Profesori Hilmi Hyseni vlerëson se një veprim i tillë nga ana e Komunës për të ndërprerë mësimin, është shkelje ligjore.

E drejtoria e Arsimit në Kaçanik, nuk e sheh darkën as si shkelje ligjore për mosmbajtjen e mësimit, e as si fushatë zgjedhore.
Kjo darkë, komunës i ka kushtuar tre mijë euro.


Mësimdhënësit e Kaçanikut lanë mësimin për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...