Familja Dehari: Shteti e vrau Astritin [Raport i KTV-së]

11 Nëntor 2016 - 19:06      

Pamjet e ditës së fundit të Astrit Deharit, të publikuara nga disa media, kanë tmerruar prindërit dhe familjarët e tij.

Kjo i ka shtyrë të dalin në një konferencë për media, në të cilën, kanë akuzuar shtetin se u ka vrarë djalin. Lidhur me pamjet, gjatë ditës, avokati i familjes Dehari, ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit, duke kërkuar identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave përgjegjës.

Gashi ka kërkuar nga Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, që në hetime të mos përfshihen prokurorë nga Prokuroria e Prizrenit, e as hetues nga rajoni i Prizrenit, ku drejtor është Nexhmi Krasniqi.

Hetimet, siç ka bërë të ditur Gashi në facebook, kanë nisur menjëherë derisa ka publikuar një shkresë nga prokurori Besim Kelmendi, që e njofton për një gjë të tillë.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka mbledhur gazetarët në një konferencë të jashtëzakonshme.

Ajo, në pak minuta e duke mos pranuar pyetje, ka shprehur shqetësimin e saj me deklarimet e bëra për rastin, ndërsa ka bërë thirrje për maturi deri në publikimin e raporteve zyrtare.


Familja Dehari: Shteti e vrau Astritin by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...