Avokati i Popullit thotë se publikimi i pamjeve nga rasti Dehari është shkelje e rëndë

11 Nëntor 2016 - 18:54      

Avokati i Popullit është duke përcjellë me shqetësim rrjedhën e zhvillimeve të fundit, pas vdekjes tragjike të Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Mosrespektimi i dhimbjes së familjes Dehari, me deklarata kontradiktore nga zyrtarë të autoriteteve shtetërore, si dhe rrjedhja dhe zbulimi i xhirimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, në kohën kur ka ndodh vdekja e Astrit Deharit, paraqesin shkelje sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, por gjithashtu janë shkelje të rënda të etikës profesionale”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit, transmeton Koha.net.

Avokati i Popullit, nëpërmes këtij reagimi, shpreh brengosjen për degradimin e procesit të hetimeve, përfshirë komentimin e detajuar të rrethanave lidhur me rastin, të cilat cenojnë rëndë dinjitetin dhe privatësinë e familjes në këtë fazë të vështirë për ta, që paraqesin bazën e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Me këtë rast, Avokati i Popullit tërheq vërejtjen se autoritetet publike duhet të jenë të përgjegjshme përballë detyrimeve dhe përgjegjësive që kanë, në një proces hetimor dhe jo të shndërrohen në debatues dhe komentues ordiner, me faktet dhe provat e një rasti nën hetime, jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe kompleks.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...