11 Nëntor 2016 - 18:51
“Ju media të pushtetit a po mendoni ndonjëherë që i vie fundi edhe këtij pushteti kriminal. I vie fundi edhe këtij pushteti të Klanit Pronto. Do të ju vie fundi edhe juve bashkë me ta. Mos mendoni se harrojmë. Më e pakta që duhet ta mendoni është që zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg o kriminel. Mos na lëndoni më shumë o të pështirë. Nuk ju falim kurrë kriminelë!”, ka shkruar Durmishi në profilin e tij në Facebook.
Lexo edhe: Hoxha s’flet për incizimet, s’pranon pyetje nga gazetarët [video]
Mbrëmë, në disa media vendore u publikuan videoincizimet nga kamerat e sigurisë në Burgun e Prizrenit, ku po qëndronte në paraburgim aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Ai vdiq, tash për tash, në rrethana të paqarta. Rezultatet e para të raportit të autopsisë flasin për vdekje nga asfiksia, e ato përfundimtare ende nuk kanë dalur.
Dehari po mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulm me armë ndaj Kuvendit të Kosovës, bashkë me dy aktivistë të tjerë të LVV-së. Tre të tjerë mbahen në arrest shtëpiak.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...