Hoxha thotë se shpejt do të dalë raporti zyrtar për vdekjen e Deharit

11 Nëntor 2016 - 17:34      

Ministrja Dhurata Hoxha, mbajti një konferencë për shtyp ku ju drejtua medieve dhe qytetarëve të Kosovës në një prononcim lidhur me vdekjen tragjike të Astrit Deharit.

Ministrja njoftoi se që nga dita kur ka pranuar lajmin tragjik, ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat brenda mandatit të saj duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet për zbardhjen e rastit, transmeton Koha.net.

Gjatë kësaj konference për shtyp, ministrja e Drejtësisë njoftoi se shumë shpejt pritet raporti zyrtar nga ekipi i Mjekësisë Ligjore lidhur me rastin, i cili do të sqarojë rrethanat e rastit.

“Për hir të transparencës, ne kemi lejuar vizitën e deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje te dy të paraburgosurit tjerë-anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk kemi marrë asnjë ankesë për trajtimin e tyre nga ana e deputeteve”, theksoi ministrja Hoxha.

Ajo shtoi se ka ftuar publikisht KMDLNJ-në dhe Avokatin e Popullit që të vizitoj Qendrat e Paraburgimit në mënyrë që të verifikojë gjendjen e tyre dhe trajtimin që u bëhet nga zyrtarët e Shërbimit Korrektues.

“Jam thellësisht e shqetësuar për tendencën për të paragjykuar rrethanat e rastit dhe rezultatin. Janë bërë shumë deklarime të cilat vetëm sa kanë nxitur opinionin publik duke u nxituar me përfundime para marrjes së raportit zyrtar nga Prokuroria e cila po heton rastin dhe konsideroj se çdo deklarim para marrjes së raporteve zyrtare nga institucionet përkatëse, është në dëm të procesit dhe në dëm të zbardhjes së të vërtetës. Me këtë rast, ju bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga deklarime që paragjykojnë rezultatin e hetimeve. Konsideroj se duke lënë hetuesinë dhe prokurorinë që të bëjnë punën e tyre, është më e pakta që duhet të bëjmë në këto rrethana. Konsideroj, se këtë ia kemi borxh të ndjerit dhe familjes së tij”, tha Hoxha.

Ajo garantoi se Ministria ka bërë dhe po bën çdo gjë që është në dorën e saj për të siguruar transparencë të plotë dhe për të ndihmuar në zbardhjen e rastit, por me kujdes që të mos dëmtohet procesi i hetimeve.

“Ju premtoj se do të vazhdoj të ofroj dhe të kërkoj transparencë në çdo hap të zbardhjes së këtij rasti, por edhe ju lus që të mos nxitohemi me deklarime dhe të gjykojmë para se institucionet e vendit tonë të bëjnë punën e tyre”, tha Dhurata Hoxha në fund të fjalës së saj gjatë kësaj konference.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...