11 Nëntor 2016 - 17:17
Veseli potencoi angazhimet dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e obligimeve që ato kanë para vetes, si në proceset integruese, ashtu edhe në zhvillimin e brendshëm, të identifikuara edhe në Raportin e Progresit, transmeton Koha.net.
Veseli tha se Kosova po punon maksimalisht, së bashku me partnerët e saj, në avancimin e reformave evropiane, forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Duke e konsideruar të padrejtë izolimin i cili vazhdon t’u bëhet qytetarëve të Kosovës, kryeparlamentari Veseli e cilësoi të ngutshme nevojën e heqjes së vizave nga ana e Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.
Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, tha se vizita e tij në Kosovë dëshmon vendosmërinë për përkrahje që ka Bashkimi Evropian për Kosovën.
Ai tha se Brukseli zyrtar është i hapur për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Kosovës dhe pret nga Prishtina zyrtare që të zbatojë të gjitha kriteret e kërkuara për procesin e liberalizimit të vizave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...