Foto: Koha

Nëna e Dehari lut mediet dhe Prokurorinë të mos luajnë me ndjenjat e familjes

11 Nëntor 2016 - 17:03      

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka folur para medieve, duke shprehur shqetësim për publikimin e pamjeve nga burgu dhe pranë qelisë së ku ndërroi jetë Astrit Dehari.

Ajo ka pyetur se ku dolën ato pamje, pasi prokurori Sylë Hoxha ka thënë se janë të konfiskuara nga policia, transmeton Koha.net.

“Kam ardhur këtu vetëm për hatër të Baton haxhiut, që mi ka tranu të gjithë. Nuk e di ku e mori atë të drejtë. Prokurori i Prizrenit tha se ato janë të konfiskuara, prej kah dolën nga Batoni. Po pyes se ku i mori Batoni ato incizimi”, ka thënë Dehari.

Ajo ka folur edhe për vizitat në burg, të cilat gjithmonë janë paralajmëruar dhe Astriti ka kërkuar ndonjë shok që të shkojë. Sipas Deharit, nuk ka pasur kurrëfar presioni, pasi kanë qenë sikur vëllezër dhe bisedat janë bërë në prezencë të policisë. Ajo gjithashtu ka shtuar se lejen për burg, e ka kuptuar se nga kush e ka marrë.

“Politika më paska dhënë leje që të më përcjell se çka po flas me djal temin, që e kam rritur vetë. Mos luani me ndjenjat e familjes Dehari. Çdo herë që e kemi vizituar Astritin, e kemi pyetur a e dëshiron ndonjë shok, e ka ardh Dardan Molliqaj e Sami Kurteshi. Çka paska mujt me fol Dardani, në prezencë të policisë së këtij shteti, që ma vranë djalin”, ka thënë Xhemile Dehari.

Ajo u është drejtuar medieve, duke u thënë që mos t’i shqetësojnë si familje dhe se kurrë nuk janë marrë më parë me familjen Dehari, kur djalin e kishte në burg.
“Nuk erdhët kurrë si media që të më pyesi si është Astriti më herët”, shtoi Dehari, duke përmendur edhe vdekjen e djalit të parë, Arbnorit, hetuesi i vdekjes së tij ka vdekur.
“Edhe hetuesi i Arbnorit ka vdekur para një viti, askush nuk e ka publikuar”, përfundoi Dehari.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...