Qeveria e angazhuar për fuqizimin e industrisë vendore të qumështit

11 Nëntor 2016 - 16:02      

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, në vazhdën e takimeve me fermerët vendor, pas takimeve që së bashku me kryeministrin Isa Mustafa ka pasur me shoqatat e industrisë së qumështit, sot priti në takim kryetarin e shoqatës së Fermerëve të Kosovës, Besim Kuqi dhe kryetarin e Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës, Ramadan Memaj.

Kelmendi ka kërkuar bashkëpunimin e dy shoqatave, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e përbashkët që industria vendore të përmbush kërkesat e tregut, pa pasur nevojë që të importohet qumësht apo produktet e tij, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Do të angazhohem që së bashku me ministrat e linjës të shohim kornizën ligjore që e rregullon këtë fushë. Hap pas hapi do të angazhohem për të gjetur mundësinë se si mund t’ju fuqizojmë juve, qoftë përmes lehtësimeve fiskale apo përmes financimit direkt nga Qeveria”, ka thënë Kelmendi, transmeton Koha.net.

Kryetari i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës, Ramadan Memaj, ka ngritur shqetësimet kryesor me të cilat përballen, duke përmendur si problem kryesore sigurinë e ushqimit, meqenëse importohen mbi 35 produkte të qumështit, e në etiketat e të cilave shkruhet se fare nuk përdoret qumësht.

“Këto janë prodhime që hyjnë në tregun tonë me çmime jashtëzakonisht të lira, të cilat ne nuk mund t’i konkurrojmë. Efekti përfundimtar i gjithë kësaj mund te jete mbyllja e fermave. Andaj e tëra që ne kërkojmë është konkurrenca e drejtë dhe lojale”, ka thënë Memaj.

Në takim është dakorduar që të punohet edhe më tutje deri në gjetjen e një zgjidhje të kënaqshme, që synim primar ka zhvillimin e industrisë vendore.
 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...