Si të bëhet me markë tregtare Kosova

11 Nëntor 2016 - 15:36      

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në konferencën “Krijimi i Brendeve dhe Zhvillimi Rajonal në Kosoovë” organizuar nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës - G7, EAC Klubi i Bizneseve Sllovene në Kosovë, ARDA, RRA Nova Gorica Slloveni, JICA dhe USAIDI, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në këtë konferencë Bajrami foli për rëndësinë e konceptit të brendimit kombëtar dhe atij rajonal, i cili sot konsiderohet si model tepër i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

Ajo u shpreh se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria po punojnë në mënyrë të vazhdueshme që Kosova të ketë markë tregtare / brendim të vendit e cila do të nxirrte në pah përparësitë konkurruese dhe veçoritë e karakteristikat e vendit tonë.

Bajrami theksoi se “brendimi i mirë i shtetit bën që mallrat dhe shërbimet të jenë më tërheqëse për eksport, të rritet interesi i turistëve për të vizituar vendin, rrit atraktivitetin e vendit për investitorët e huaj etj.”

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...