FMN premton përkrahje për Shëndetësinë

11 Nëntor 2016 - 14:50      

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë, priti sot në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ku u bisedua për prokurimin e centralizuar të barnave dhe prokurimin elektronik, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Rrahmani njoftoi përfaqësuesit e FMN-së se MSh është duke e zbatuar prokurimin e centralizuar për barna qysh nga fillimi i vitit, të tri niveleve të kujdesit shëndetësor, derisa me zbatimin e prokurimit elektronik është filluar nga muaji shtator i këtij viti për të gjithë tenderët e saj përfshirë edhe tenderët e barnave.

Ai ka shtuar se MSh e mirëpret ndihmën që po jep FMN në implementimin e prokurimit elektronik si indikatorë pozitiv në përshpejtimin e procedurave si dhe të transparencës të plotë në proceset e tenderimit si për operatorët ashtu edhe për të interesuarit e tjerë.

Përfaqësuesit e FMN-së, kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në implementimin e prokurimit elektronik dhe atij të centralizuar për barna, duke dhënë edhe rekomandimet e tyre për këtë fazë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...