“Kosova – Shkupi” ndihmojnë ngritjen profesionale në tekstil

11 Nëntor 2016 - 14:47      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, vizitoi sot Qendrën për Aftësime Profesionale në Prishtinë. Në këtë Qendër sot ka filluar trajnimi i mbi 25 vajzave dhe grave të reja në sektorin e tekstilit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në vazhdën e bashkëpunimit me Komunën e Bursës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përkatësisht Qendra për Aftësime Profesionale është pajisur me makinerinë e nevojshme për trajnimin e kandidatëve në sektorin e tekstilit, donacion ky në kuadër të bashkëpunimit të Ministrisë dhe Komunës së Bursës.
Ministri Abrashi tha se ky trajnim i ndihmuar nga MPMS dhe Komuna e Burses, do të përgatisë profesionalisht vajza dhe gra në fushën e tekstilit dhe tanimë ky projekt është iniciuar dhe trajnimi po zhvillohet në dy ndërrime.

Abrashi ka shtuar se Memorandumi i Bashkëpunimit që ka filluar të jetësohet, është shumë i mirëseardhur, pasi që në këtë mënyrë përveç trajnimit po bëhet edhe shkëmbimi i përvojave në aftësimet profesionale, kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në jetësimin e këtij bashkëpunimi, ministri ka falënderuar edhe shoqatën kulturore ‘Kosova – Shkupi’, në Bursa të Turqisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...