Transparenca dhe llogaridhënia- instrumente për një sistem të qëndrueshëm farmaceutik

11 Nëntor 2016 - 14:31      

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani mori pjesë sot në tryezën e organizuar nga Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Prishtinë ku u bë prezantimi i hulumtimit: “Qeverisja e Mirë -Transparenca dhe llogaridhënia në sistemin farmaceutik në Kosovë”.

Hulumtimi i kryer nga OBSH përmes ekspertëve të pavarur të farmacisë dhe me mbështetjen e UNDP-së, si dokument u është dedikuar politikë - bërësve dhe hisedarëve të preokupuar me një interesim në përmirësimin e Qeverisjes së mirë në sistemin farmaceutik.

Hulumtimi është kryer përmes një instrumenti për vlerësimin e transparencës dhe llogaridhënies së Sistemit Farmaceutik për të ndihmuar vendet me vlerësimin e disponueshmërisë publike të dokumentacionit kyç që lehtëson llogaridhënien e sistemit farmaceutik.

Dokumenti, gjithashtu, ka për qëllim që të përcaktojë pikat e forta dhe të dobëta; për të informuar për përcaktimin e prioriteteve; për të zhvilluar intervenime në politikat e shënjestruara dhe për t’u përdorur periodikisht për të përcjellë përparimin dhe rezultatet.
Imet Rrahmani tha se duke qenë që sektori farmaceutik është një nga sektorët më të rëndësishëm, mirëpret kontributin dhe hulumtimet të cilat kanë për qëllim përmirësimet në këtë sektor duke filluar me planifikimet në furnizim, hallkën e distribuimit të barnave deri te pacienti dhe fuqizimin e transparencës e llogaridhënies së sektorit, me qëllim të sigurimit të një stabiliteti në këtë sektor.

Koordinatori për Zhvillim në kuadër të Agjencive për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, z. Andrew Russel dhe se ky agjencion po punon në arritjen e synimeve të qëndrueshme zhvillimore (SQZH) që nënvizojnë rolin kritik të qeverisjes në të gjithë sektorët përfshirë edhe shëndetësinë dhe gjithashtu, përgjatë të gjitha sfidave zhvillimore përfshirë edhe arritjen e mbulimit shëndetësor universal.

Dr. Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSh-së në Kosovë tha se kjo organizatë është e përkushtuar që të mbështes Ministrinë e Shëndetësisë në zbatimin e reformës shëndetësore dhe në këtë aspekt, sektori farmaceutik është një hallkë shumë e rëndësishme dhe esenciale që të funksionojë sa më mirë, me transparencë dhe llogaridhënie.

Një prezantim rreth instrumentit vlerësues “Transparenca dhe llogaridhënia në Sistemin Farmaceutik” e ka prezantuar zyrtarja teknike e OBSH-së nga Gjeneva, znj. Deirdre Dimancesco, kurse hulumtimin e bërë nga ekspertët e farmacisë Arianit Jakupi e Shkumbin Spahija, e ka prezantuar z. Jakupi, i cili ka prezantuar të gjitha aspektet e hulumtimit përfshirë qasjen në informacione, kodin e mirësjelljes, hulumtimet klinike, legjislacionin, regjistrimin e barnave, procesin e selektimit të tyre, politikat nacionale të barnave, inspektimin, promovimin, ri-licencimin, etj, duke theksuar edhe të metat, pore dhe përparimet në sektor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...