11 Nëntor 2016 - 13:46
Në këtë kumtesë thuhet:
“Arsyeja e mospjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, kinse ata nuk duan të përfitojnë politikisht nga një dënim i padrejtë gjyqësor, si ai i rastit “Drenica 2”, është vetëm pretekst pa sens nga ana e kësaj Lëvizjeje, duke i marrë parasysh deklaratat e tyre karshi njerëzve që janë prekur nga ky dënim.
Ata kanë deklaruar se në këtë kohë janë duke i forcuar strukturat e tyre organizative me njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme, por në fakt është krejt e kundërta. Pikërisht mungesa e kuadrove, strukturës dhe fuqisë politike në këtë Lëvizje është edhe arsyeja kryesore e refuzimit të pjesëmarrjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Siç merr vesh Zyra e Komunikimit të Partisë Demokratike të Kosovës, një pjesë e madhe e nëndegëve të LVV-së janë tejet të zhgënjyer nga veprimet e tyre, si dhe këtyre ditëve do ta bëjnë edhe zyrtarisht braktisjen e këtij subjekti”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...