Schwendiman takohet me zyrtarë të lartë të Serbisë

11 Nëntor 2016 - 13:39      

David Schwendiman, i cili u emërua tashmë si Kryeprokuror i Zyrës së sapoformuar të Prokurorit të Specializuar, vizitoi Beogradin, transmeton Koha.net.

Atje ai u takua me përfaqësues të lartë të qeverisë së Serbisë dhe, zyrtarë të gjyqësorit, si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Disa nga këto takime ishin me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, zëvëndëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, zëvëndëskryeministrin dhe ministrin e Brendshëm Nebojsha Stefanoviq, ministren e Drejtësisë Nela Kuburoviq dhe ministrin e Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq.
Schwendiman u takua gjithashtu me përfaqësues të Prokurorisë Serbe për Krime Lufte dhe me anëtarë të bashkësisë diplomatike në Beograd.

Prokurori i Specializuar falënderoi bashkëfolësit e tij për mbështetjen e tyre të vazhdueshëm në ngritjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe rikonfirmoi zotimin e tyre për ta çuar procesin deri në fund. Ai nuk diskutoi detaje në lidhje me përmbajtjet e hetimeve.

Schwendiman nënvizoi pavarësinë e tij dhe theksoi që ai do të udhëhiqet në përmbushjen e mandatit të tij vetëm nga faktet dhe ligji që ai do të kryejë punën e tij pa frikë e pa hatër dhe që ai është i zotuar të udhëheqë një proces i cili është legjitim dhe që perceptohet si i tillë nga të gjithë ata të cilët preken nga puna e prokurorisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...