Nisma: Thaçi po ndërhyn në zgjedhjet e Drenasit

11 Nëntor 2016 - 13:31      

Partia Nisma, me një kumtesë për medie, ka thënë se fesa për “Darkë me Presidentin” që u është bërë punëtorëve të arsimit në Drenas, është ndërhyrje e rëndë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Drenasit, transmeton Koha.net.

Ftesa e Hashim Thaçit drejtuar punëtorëve të arsimit në Drenas përbën shkelje të rëndë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 83 të saj në të cilin thuhet qartë se “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës, thotë kumtesa e Nismës .

Organizimi i një darke të tillë është ushtrim i drejtë për drejtë i presionit mbi punëtorët e arsimit për interesa partiake, përkatësisht për interesa të PDK-së, nga e cila shihet qartë se ai ende nuk është shkëputur, shton kumtesa.

Me këto veprime, “presidenti” i Kosovës përveç që vazhdon politikën e tij të manipulimit e të mashtrimit, ai po vazhdon funksionin e presidentit të vendit ta vë në shërbim të një partie politike pra të PDK-së thotë kumtesa e cila kërkon nga Thaçi që menjëherë të heqë dorë nga këto ndërhyrje të drejtpërdrejta në procesin zgjedhor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...