Me gjithë rezultatet, luftimi i terrorizmit mbetet sfidë për Kosovën

11 Nëntor 2016 - 12:44      

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.z, Valdet Hoxha, njëherit koordinator nacional kundër terrorizmit, u mbajt takimi i Bordit për zbatimin e strategjisë kundër terrorizmit.

Me këtë rast zëvendësministri Hoxha duke konstatuar progresin e arritur në implementimin e Strategjisë kundër terrorizmit, i falënderoi të gjithë udhëheqësit dhe punonjësit e mekanizmave të sigurisë për përkushtimin e tyre në drejtim të luftimit të kësaj dukurie tinëzare, duke potencuar që përballja me sukses me terrorizmin, si njëri ndër kërcënimet më serioze në botën bashkëkohore, është e mundur vetëm me një angazhim sistematik, të planifikuar dhe të koordinuar në nivel vendi dhe në aspektin ndërkombëtarë.

Gjithashtu zëvendësministri Hoxha kërkoi nga të gjithë anëtarët e Bordit për zbatimin e Strategjisë kundër terrorizmit që të vazhdojnë implementimin e Strategjisë, duke i harmonizuar aktivitetet e secilit mekanizëm respektivë, me objektivat specifike dhe strategjike të parapara në Strategji dhe në aktet tjera pozitive vendore dhe ndërkombëtare.

Gjatë këtij takimi raportuan të gjithë anëtarët e Bordit për zbatimin e strategjisë kundër terrorizmit lidhur me realizimin e planit vjetor të punës dhe ishte konstatim i përbashkët që institucionet e Republikës së Kosovës kanë arritur rezultate pozitive në kontekst të luftës kundër terrorizmit dhe angazhimi i përbashkët dhe serioz duhet të vazhdojë edhe më tej.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...