LDK: Pragu zgjedhor për parti 5 për qind, koalicione 7 për qind

11 Nëntor 2016 - 12:11      

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka deklaruar se është e domosdoshme që të vazhdojnë përpjekjet në arritjen e konsensusit dhe pjesëmarrjes së opozitës në procesin e reformës zgjedhore.

Ai në takimin për reformën zgjedhore, të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, tha se LDK ka biseduar për nevojën që Kosova të hyjë në reformën zgjedhore, pasi ky sistem zgjedhor është nevojë e kohës ku duhet të hulumtohen mundësitë më të mira dhe pastaj të aplikohen, në mënyrë që të jetë proces i thjeshtë për qytetarët dhe përfaqësim sa më të mirë politik.

Sa i përket numrit të deputeteve, sipas KP, Haziri ka thënë se nuk duhet të cenohet numri i shumicës në Kuvendin e Kosovës.

“Zgjerimi i grupeve të minoriteteve është nevojë. LDK mendon që diskutimi rreth zonave zgjedhore listave jemi të gatshëm të bisedojmë për një konsensus të përbashkët. Mendoj që pragu zgjedhor të jetë 5 për qind për parti dhe 7 për qind me koalicione”, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...