Tomë Gashi dorëzon padinë për publikimin e xhirimeve të vdekjes së Astrit Deharit

11 Nëntor 2016 - 12:08      

Sot, në orën 14:00 avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, do të dorëzojë kallëzim penal në prokurorinë e shtetit kundër personave përgjegjës për publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në burgun e Prizrenit e që kanë të bëjnë me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

“Pa marrë parasysh se a janë të falsifikura, të montuara apo të vërteta pamjet e publikuara në media në rastin e vdekjes së aktvisit të “Vetëvendosjes” Astrit Dehari në Qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, personat përgjegjës që ua kanë dhënë medieve pamjet nga ky rast, deri sa ende nuk janë dhënë rezulatatet zyrtare në hetimin e rastit, mbajnë përgjegjësi penale”, ka shkruar avokati Tomë Gashi.
Kallëzimi penal ka të bëjë se si është e mundur që të rrjedhin informata të tilla, tejet të ndjeshme, para se të bëhet analizimi i këtyre pamjeve dhe hetuesia të jep mendimin për këtë.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka komentuar videot e shfaqura nga televizione e portale mbrëmë.

Ai ka thënë se me publikimin e këtyre videove, është duke u tentuar që të vërtetohet diçka para se të dalin rezultatet përfundimtare.

“Pa marrë parasysh se a janë të falsifikura, të montuara apo të vërteta pamjet e publikuara në media në rastin e vdekjes së aktvisit të “Vetëvendosjes” Astrit Dehari në Qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, personat përgjegjës që ua kanë dhënë medieve pamjet nga ky rast, deri sa ende nuk janë dhënë rezulatatet zyrtare në hetimin e rastit, mbajnë përgjegjësi penale”, ka shkruar avokati Tomë Gashi.

Lexoni edhe: Gashi s’u beson videove të publikuara për rastin Dehari, do përgjegjësi

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...