11 Nëntor 2016 - 11:27
Në këtë vendim saktësohet se zbatimi i këtij vendimi bëhet nga autoritetet përgjegjëse të përcaktuara në nenin 7, të ligjit nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”. Vendimi mban firmën e numrit dy të qeverisë, Niko Peleshi, ndërsa në listë janë 13 emrat e personave që janë të kërkuar dhe të vënë në pranga për shkak se u vunë nën akuzën që është pjesë e këtij vendimi.
Ditëve të fundit është bërë mjaft alarmante situata në vend porsa i përket kësaj dukurie që në fakt vendi ynë nuk është se ka shfaqur probleme reale të terrorizmit edhe pse para 5 ditësh në Shkodër u bë ndalimi i 9 të dyshuarve ku 4 prej tyre u mbajtën në pranga dhe 5 të tjerë u depërtuan në Kosovë. Kjo është e hera parë që qeveria shqiptare shpall si terroristë shtetasit e saj apo të Kosovës.
Ata u vunë në pranga në një operacion të bujshëm rreth dy vite më parë ndërsa u tha se ishin grupime të rrezikshme që jo vetëm dërgonin njerëz për të luftuar për Xhihad në Siri por madje dyshoheshin edhe për implikime të drejtpërdrejta në financime grupesh terroriste. U vunë në pranga disa persona në dy xhami, që të dyja në Tiranë dhe që të dyja jashtë juridiksionit, ndërkohë u bë me dije se pjesa tjetër kishin mundur të largoheshin jashtë vendit. Në listën e shpallur terroristë janë emrat e 9 personave që janë dënuar tashmë me vendim gjykate, ndërsa në listë gjenden edhe emrat e Shkëlzen Dumanit dhe të Almir Dacit. I pari mbahet mend për mënyrën se si u zhduk me dy fëmijët e tij të mitur, vajzën dhe djalin, ndërsa gruaja e tij ishte në punë.
Nga Siria, muaj më vonë erdhën sinjalet se Dumani ishte vrarë, ndërsa dy të miturit nuk u gjendën më pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të shërbimeve të ndryshme dhe të familjes së nënës së tyre. Po ashtu u tha se Almir Daci, imami i vetëshpallur i Leshnicës në Pogradec është vrarë në Siri në luftë. Janë disa shqiptarë për të cilët është thënë që janë vrarë jo vetëm në luftë por edhe mes dy grupesh shqiptarësh që gjendeshin në kampet e ISIS.
Ende nuk dihet në fakt se çfarë ka ndodhur me fatin e këtyre dy personave dhe dhjetëra të tjerëve që kanë shkuar të luftojnë krah vëllezërve të tyre, ndërkohë që bëhet me dije se në përgjimet e grupit të fundit të goditur është transkriptuar edhe një bisedë me dikë në Siri që iu kërkon të arrestuarve të hakmerren për vëllezërit e tyre, vëllezër që gjenden pas hekurave dhe të dënuar tashmë.
Lista
1. Genci Balla (emri fetar - Abdurrahim)- shtetas shqiptar, i biri i Sami dhe Ajrije, i datëlindjes 11.2.1979.
2. Bujar Hysa (emri fetar – Ebu Usama) shtetas shqiptar, i biri i Asllan dhe Zojë, i datëlindjes 18.6.1971.
3. Gert Pashja (emri fetar – Ebumuxhahid ose Muhamed), i biri i Isuf dhe Ike, i datëlindjes 9.4.1984.
4. Astrit Tola (emri fetar – Ismail), i biri i Hajdar dhe Hamide, i datëlindjes 20.6.1972.
5. Verdi Morava, i biri i Dielli dhe Vergjinush, i datëlindjes 14.11.1966
6. Zeqir Imeri (emri fetar – Zekeria ose Abu Yahja), i biri i Isuf dhe Shkurte, i datëlindjes 22.2.1980.
7. Edmond Balla (emri fetar – Isuf), i biri i Shaban dhe Hanife, i datëlindjes 24.10.1989.
8. Fadil Muslimani, i biri i Adem dhe Aishe, i datëlindjes 26.1.1961
9. Orion Reçi (emri fetar – Enes), i biri i Sami dhe Reme, i datëlindjes 6.9.1977.
10. Shkëlzen Dumani (emri fetar - Omer), i biri i Fari dhe Mentije, i datëlindjes 19.9.1975.
11. Mehdi Manallari (emri fetar – Ibu Abdulaziz Albani), i biri i Xhafer dhe Safie, i datëlindjes 15.6.1949
12. Almir Daci (emri fetar – Ebu Belkisa), i biri i Xhevair dhe Nafije, i datëlindjes 1.3.1983
13. Shyqyri Kasa (emri fetar –Shukri), i biri i Maliq dhe Zanushe, i datëlindjes 27.5.1966
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...