KOMF: Raporti i Progresit përmend mosrespektimin e të drejtave të fëmijëve

11 Nëntor 2016 - 11:05      

Raporti i Progresit për Kosovën publikuar më 10 nëntor 2016, ndër të tjera ka përfshirë të gjeturat dhe rekomandimet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, thotë KOMF, përmes një kumtese, transmeton koha.net.

Ai vë në pah që korniza ligjore është në harmoni me kërkesat ndërkombëtare, por zbatimi i legjislacionit i cili ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve mbetet sfidë.

Sipas raportit, siç e ka lexuar KOMF, theksohet nevoja që autoritetet të sigurojnë një buxhet adekuat për Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve në mënyrë që të këtë zbatim efektiv pas miratimit. Po ashtu, të dhënat dhe mekanizmat e monitorimit për të vlerësuar progresin në zbatimin e të drejtave të fëmijëve duhet të përmirësohen. Sa i përket mbrojtjes së fëmijëve viktima të dhunës dhe trafikimit, raporti rekomandon që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të sigurojë financim adekuat për strehimoret që strehojnë fëmijë viktima të dhunës dhe trafikimit. Raporti potencon që

Raporti thekson se Kosova duhet të sigurojë që komunat të kenë burime të mjaftueshme për të ofruar shërbime sociale brenda përgjegjësive të tyre si dhe rekomandon krijimin e grantit specifik për shërbime sociale në kuadër të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.

Ndër të tjera, raporti thekson se qasja dhe cilësia e arsimit duhet të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme veçanërisht gjithëpërfshirja në arsim e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Raporti paraqet si shqetësuese përfishrjen e fëmijëve në punë të rënda, ku 10.7% e fëmijëve janë të përfshirë në punë, përderisa 6.8% e tyre punojnë në kushte të rrezikshme.
Rekomandimet e Raportit të Progresit përkojnë plotësisht me rekomandimet e adresuara në vazhdimësi nga KOMF.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...