Medie të Beogradit: “ O Trump, he serb!”

11 Nëntor 2016 - 09:16      

Në Serbi po vazhdon ekzaltimi dhe euforia pothuaj në të gjitha shtresat shoqërore e në shumë nivele politike pas zgjedhjes së Donald Trumpit kryetar të SHBA-së, transmeton Koha.net.

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se “zgjedhja e Trumpit do të na e lehtësojë jetën”.

Gazeta e Beogradit “Kurir” ka shkuar edhe më larg, kryetarin e zgjedhur amerikan, ajo e ka quajtur serb dhe ka botuar posterin me portretin e tij me mbishkrimin “Trump, he serb”!

Kjo gazetë ka publikuar edhe një bisedë me Milka Milisavleviqin, një serbe, tash 85 vjeçe, e cila, sipas pohimit të saj, ka qenë dado e dy djemve të Trumpit në vitet e 80-ta.

Sipas fjalëve të saj, Donald është i mirë, i vyeshëm, nuk di të urrejë njerëz, e do shumë Serbinë dhe i do sidomos femrat serbe.
Milka ka thënë se Donald Trumpin ka për ta ftuar në drekën tradicionale të vendit të cilën do ta përgatisë vetë.

Edhe medie të tjera serbe shkruajnë me përkëdheli për Trumpin ndërsa theksojnë se në Kosovë gjoja është pikëllim për shkak të humbjes së Hillary Clintonit në këto zgjedhje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...