Presidenti në fushatë, mbledh mësuesit dhe u flet për paga

11 Nëntor 2016 - 06:39      

Edhe pse tashmë në rolin e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi ka mbledhur një grup të madh mësimdhënësish të Komunës së Kaçanikut për t’u shtruar darkë dhe për të diskutuar rreth pagave të tyre.

Madje, që ky takim të bëhej në kohën e caktuar, drejtuesit e disa shkollave në Komunën e Kaçanikut kanë mbyllur institucionet e arsimit para orarit të caktuar, shkruan sot Koha Ditore.

E gjithë kjo është bërë me dijen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, udhëheqësit e së cilës madje e kanë shoqëruar president Thaçin në darkë, ku, përveç tyre dhe udhëheqësve komunalë, morën pjesë rreth 300 mësimdhënës kaçanikas.

I vetëdijshëm se po luante rolin e ekzekutivit, presidenti Thaçi u përpoq të arsyetonte organizimin e tillë.
“Sonte nuk kam ardhur për t’iu premtuar mësimdhënësve se do t’ua rris pagat, por nëse Qeveria e Kosovës do të marrë një vendim të tillë, atëherë unë do t’ju përkrah, por edhe do t’ju inkurajoj”, tha Thaçi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...