Schwendiman kërkon që Specialja të hapë zyrë në Beograd

10 Nëntor 2016 - 21:22      

Kryeprokurori i Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale për hetimin e krimeve të supozuara nga anëtarë të UÇK-së gjatë luftës, David Schwendiman është takuar me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq. Ndër të tjera kryeprokurori i Speciales ka kërkuar të hapë një zyrë në Beograd.

Daçiq është shprehur i kënaqur për formimin e Gjykatës Speciale, pasi si kërkesë e Serbisë është që të hetohen në mënyrë të barabartë krimet kundër serbëve, për të cilat Daçiq thotë se deri tash nuk ka ndodhur, transmeton Koha.net.

Daçiq i ka ofruar mbështetje logjistike dhe ligjore Gjykatës Speciale, duke shpresuar që të fillojë së shpejti punën.

Schwendiman, sipas medieve serbe, ka thënë se pret bashkëpunim me institucionet e Qeverisë së Serbisë. Më tej ai ka shtuar se pas katër vjetësh hetim, pret të dalë me një aktakuzë konkrete.

“Viktimat dhe të mbijetuarit duhet të marrin dëmshpërblim dhe të trajtohen”, citohet të ketë thënë Schwendiman.

Kryeprokurori i Speciales ka thënë se pret mbështetje që të hapë edhe një zyrë në Beograd, e cila do të përdorej për qasje më të lehtë të dëshmitarëve dhe dokumente, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...