10 Nëntor 2016 - 21:09
Shala bëri të ditur se ende nuk ka diçka konkrete lidhur me rolin e tij në negociatat Kosovë–Serbi, transmeton Koha.net.
Deputeti Shala foli edhe për situatën e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe arsyen e distancimit të tij.
“Ka ndryshuar për të keq. Shumë pak merren parasysh argumentet. Më shumë është një qasje që preferon zhurmën, e cila për mua është e pa natyrshme. Parlamenti i Kosovës pati një periudhë shumë problematike me gazin lotsjellës, daljen e opozitës dhe pastaj kthimin. Kuvendi i Kosovës nuk është një ‘hajt pak’”, ka thënë ai.
“Mendoj që muajt e fundit është bërë i tillë. Nuk merremi me çështjet tona që na takojnë, mbi të gjitha ligjvënien”, shtoi tutje Shala.
Ndryshe, Shala për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme vlerësoi se një gjë e tillë nuk bëhet vetëm pse qeveria kërcënohet që ta bëj atë.
“Në zgjedhje nuk duhet të shkohet me shantazhe e kërcënime”, ka thënë Shala duke shtuar se një gjë e tillë nuk prodhon zgjedhje të mira.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...