“Obama ka tërhequr rolin e Amerikës ndaj Kosovës”

10 Nëntor 2016 - 20:38      

Udhëheqja e presidentit amerikan, Obama ka bërë që të ketë tërheqje në rolin e Amerikës ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

Kështu u shpreh deputeti e publicisti, Blerim Shala në një intervistë për “Rubikon” të KTV-së.

Sipas Shalës, roli i Amerikës dhe rrjedhimisht ambasadës amerikane në Kosovë e Ballkan është zbutur për katër apo tetë vitet e fundit gjatë mandatit të Obamas, transmeton Koha.net.

“Roli i Amerikës nuk është siç ka qenë para 4 apo 8 viteve. As roli i ambasadorit amerikan nuk është siç ka qenë Nuk është ajo Amerikë që ka qenë para 4 viteve, njëjtë është edhe në Ballkan. Kemi pas një lloj tërheqje në kohën e Obamas”, ka thënë ai.

Ndryshe, Shala ka thënë se beson shumë se SHBA-të nuk do të ndryshojnë rolin e tyre edhe në mandatin e republikanit, Trump.

Republikanët e demokratët kanë bërë garë se kush po e përkrah më shumë Kosovën. Kështu u shpreh Shala, duke shtuar se për zgjedhjen e Donald Trump president të SHBA-së dhe mbështetjen amerikane, atë që e gëzonte Kosova deri sot dhe çfarë pritet tash e tutje.

“Kemi depërtuar hap pas hapi në SHBA. Për fatin tonë të mirë, republikanët dhe demokratët kanë bërë si një garë se kush po e përkrah më shumë Kosovën”, theksoi Shala, teksa ka thënë se zëri i Kosovës duhet të dëgjohet dhe Amerika ka nevojë ta dëgjoj atë.

Ai e përmendi edhe vizitën e ministrit britanik, Boris Johnson.

“Amerika ka nevojë që gjithmonë ta dëgjoj zërin tonë. E pamë sot Boris Johnson e përmendi Majlinda Kelmendin pasi ka bërë që të dëgjohet dhe shihet flamuri jonë. Nëse jemi aq pro amerikanë sa po themi atëherë duhet të respektojmë edhe agjendën amerikane”, përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...