Kush ndikoi në bërjen e Kosovës shtet në vitin 2008, sipas Blerim Shalës

10 Nëntor 2016 - 20:31      

Roli i Amerikës është vendimtar në paqen e Evropës dhe mbarë botës. Nëse nuk do të ishte ndikimi i George Bushit, Kosova nuk do të bëhej shtet në vitin 2008.

Kështu u shpreh publicisti e deputeti, Blerim Shala në një intervistë për “Rubikon” të KTV-së, transmeton Koha.net.

“Po të mos ishte George Bush i riu nuk besoj se Kosova do të bëhej shtet në vitin 2008”, ka thënë ai.
Shala beson në mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës duke kujtuar siç thotë ai, traditën e mbështetjes së Shtëpisë së Bardhë ndër vite.

“Kemi një traditë, gati 30 vjeçare pa marrë parasysh se kush është në krye të Shtëpisë së Bardhë, kemi një traditë të mbështetjes së Kosovës dhe kjo lidhet me raportet e SHBA-së me shtetet anëtare të NATO-së, çka nuk bën asnjëherë të harrohet”, përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...