Thaçi inkurajon mësimdhënësit për paga më të larta

10 Nëntor 2016 - 20:19      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një darke, e cilësuar si tradicionale, me mësimdhënës të komunës së Kaçanikut ka premtuar se edhe në të ardhmen do t’i mbështesë mësimdhënësit kur është në pyetje ngritja e pagave, nëse Qeveria do të ndërmerrte një vendim të tillë.

“Sonte nuk kam ardhur për t’iu premtuar mësimdhënësve se do t’ia rrisë pagat, por nëse Qeveria e Kosovës do të merrte një vendim të tillë atëherë unë do t’ju përkrahë, por nëse është nevoja edhe do t’iu inkurajoj. Është kënaqësi e veçantë të takohemi serish me ju në këto angazhime të përbashkëta shtetërore, andaj jemi të përkushtuar se do ta fuqizojmë edhe më shumë shtetin tonë”, ka thënë midis të tjerash Thaçi në Kaçanik, raporton Koha.net.

Ai ka potencuar se shoqëria mund të lëvizë përpara vetëm me një nivel të lartë të edukimit sepse kemi vlerësuar dhe do të vlerësojmë gjithmonë se edukimi është çelësi i çdo suksesi për shoqërinë e Kosovës dhe i së ardhmes së sigurt.

Ndërkaq, Ministri i arsimit, Arsim Bajrami, mësimdhënësve të kësaj komune u ka premtuar ndërtimin e dy shollave për të ardhmen.
“Në Kaçanik pak kohë më parë kemi përuruar objektin e shkollës së mesme por nuk do të ndalemi me kaq sepse do t’i ndërtojmë edhe dy shkolla të tjera në të ardhmen”, ka thënë Bajrami.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...