Thaçi priti përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve shqiptarë dhe serbë

10 Nëntor 2016 - 19:32      

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim të përbashkët përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të komunitetit shqiptar dhe atij serb.

Në këtë takim të përbashkët është biseduar për domosdoshmërinë e një zgjidhjeje sa më të shpejt për çështjen e të pagjeturve, transmeton Koha.net.

“Çështja e të pagjeturve është më urgjentja dhe kërkon hapa konkretë të menjëhershëm”, u shpreh Thaçi. Ai ka falënderuar përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të dy komuniteteve për gatishmërinë e tyre për t’u takuar dhe për të punuar së bashku për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre.

“Ju përgëzoj për gatishmërinë për të punuar së bashku për këtë çështje kaq të ndjeshme”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se çështja e të pagjeturve është çështje humanitare.

“Politika duhet të ndihmojë në mbylljen e këtij kapitulli të dhimbshëm”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në këtë takim është thënë se çështja e të pagjeturve duhet të shtrohet sa më shpejt në nivelet më të larta edhe në Bruksel.

“Duhet të shtrohet në nivelet më të larta, edhe në Bruksel, si një temë që nuk pret më”, përfundoi presidenti Thaçi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...