10 Nëntor 2016 - 19:13
Në raportin e publikuar këtë javë, shqetësim vazhdon të jetë pavarësia e gjyqësorit, llogaridhënia e gjyqtarëve e prokurorëve dhe ndikimet politike në gjyqësor, transmeton Koah.net.
“Vazhdojnë të qëndrojnë shqetësimet e fuqishme për deklaratat publike të zyrtarëve të lartë për raste që janë në vazhdim e sipër si ndërhyrje në Gjyqësor. Ka shumë akuza për korrupsion, ku janë të përfshirë pjesëtarë të Gjyqësorit ose Prokurorisë”, thuhet në raport.
Aty vlerësohet se numri i rasteve të ngritura nga Zyra e Prokurorit Disiplinor për shkelje të gjyqtarëve e prokurorëve, është i ulët.
Nga shtatori i 2015-ës deri në Prill 2016, kjo zyrë ka proceduar vetëm 5 raste kundër gjyqtarëve dhe 10 kundër prokurorëve. Deri tash, asnjë nga këta persona nuk është larguar nga puna, kurse 2 prokurorë janë suspenduar nga KPK për mitmarrje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...