VV e familja Dehari kanë kërkesë për hetuesinë në lidhje me rastin Dehari [video]

10 Nëntor 2016 - 19:10      

Ndërprerjen e hetimeve për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit e ka kërkuar familja e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje. Hetimin për të, Dardan Molliqaj ka thënë se nuk mund tua besojnë personave të zgjedhur nga klani “Pronto”, raporton KTV.

Molliqaj ka rikujtuar një prej përgjimeve të serisë “Pronto”, ku flitej për emërimin e kryeprokurorit të Prizrenit, Sylë Hoxha, duke vazhduar me deklaratat kontradiktore të drejtorit të Policisë, Nexhmi Krasniqi.

Molliqaj ka thënë se gjyqtari Vehbi Kashtanjeva ka gënjyer kur ka thënë se nuk ka pasur kërkesa për vizita te qendra e paraburgimit në Prizren, ku mbahej Dehari.

Në anën tjetër, në Rubikon të KTV-së, përfaqësuesi ligjor i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka shpalosur detaje për provat që janë gjetur në dhomën e të ndjerit, si dhe nga autopsia.

Kryeprokurori Sylë Hoxha, po në Rubikon, ka shprehur zotimin për të ndriçuar rrethanat. 26-vjeçari Astrit Dehari vdiq në rrethana të dyshimta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.


VV e familja Dehari kanë kërkesë për hetuesinë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...