Lunacek tregon se në duar të kujt është liberalizimi i vizave [video]

10 Nëntor 2016 - 19:06      

Miratimi i projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi nuk i garanton Kosovës marrjen e liberalizimit të vizave, pavarësisht se disa herë ishte thënë se është njëri ndër kushtet kryesore për marrjen e vizave.

Kështu ka thënë nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, një ditë pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian.

Megjithatë, çelësi i marrjes së liberalizimit të vizave, sipas Lunaçek, është në duart e politikanëve kosovarë.

Ajo ka kërkuar që të punohet drejt plotësimit të kushteve në mënyrë që të përmbushen zotimet. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë një takimi që ka zhvilluar me eurodeputeten Ulrike Lunaçek, ka theksuar se Bashkimi Evropian mbetet destinacioni i vetëm i Kosovës, derisa ka kërkuar që BE-ja të mos vonohet me Kosovën dhe rajonin.

Lunaçek është pritur edhe nga kryeministri Mustafa, kryepalemtari Veseli dhe Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.


Lunacek tregon se në duar të kujt është... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...